• |
ide | kryesore

Sërish luftë në vilën e Fatmir Kurtit

I pakategorizuar
atentati-Kurti.jpg


Pak ditë pasi një person i paidentifikuar qëlloi me 6 plumba rojen e qendërs së fëmijëve jetimë “Zemra e nënës”, Fatmir Kurti duke e plagosur atë rëndë (video në fund të lajmit). Por nuk ndalet konflikti për këtë godinë 3 katëshe. Policia njoftoi se edhe në orët e para të së dielës aty ka patur incidente. Pas kërcënimeve që janë bërë nga 4 persona të paidentifikuar, zonja e shtëpisë (ne foton poshtë) e moshës 50 vjeç ka qëlluar drejt tyre me një armë tip shotgun që mbante në shtëpi.

Ngjarja është rregjistruar rreth orës 03:00 të mëngjesit të 28 shtatorit. Shkak i mosmarrëveshjes mësohet të jetë një konflikt pronësie që zgjat prej vitesh në gjykatë. Ky është kërcënimi i tretë që i rrezikoi jetën pronarëve të kësaj ndërtesë. Në prill të 2014 i vendosën një sasi tritoli në pragun e shtëpisë. Më 24 shtator pranë kësaj godine iu bë atentat Fatmir Kurtit (Kovaçi) i cili banon por punonte dhe si roje natën në vilën 3-katëshe që tanimë është kthyer në objekt sherri./lapsi.al/