• |
ide | kryesore

Shy’m, francezja më e rrezikshme në botë

Arkiva, Pikante
shym.jpg


Këngëtarja dhe balerina franceze, Shy’m është artistja franceze më e ndjekur në rrjetin social Twitter. Dhe ky fakt nuk u ka shpëtuar piratëve të internetit, të cilët, duke shfrytëzuar popullaritetin që gëzon ajo, emrin e saj po e përdorin për të futur në kurth përdoruesit e rrjetit. Përmes faqeve që përmbajnë emrin e saj dhe të dhëna mbi të, piratët arrijnë të përvetësojnë fjalëkalimet dhe të dhënat personale të personave që klikojnë mbi adresat me lajme mbi Shy’m. Për këtë arsye, ajo është zgjedhur si personaliteti francez më i rrezikshëm në internet, nga shoqëria e njohur e rrjetit, McAffe.