• |
ide | kryesore

Irritohen tifozët shqiptarë: Federata serbe na fyen

Arkiva, Sport
tifozet.jpg


Pas vendimit të Federatës Serbe të Futbollit që do të lejojë vetëm tifozët me pasaportë shqiptarë ne takimin Serbi – Shqipëri më 14 tetor përfaqësuesit e Tifozave Kuqezi dhe Plisat, pas një takimi të përbashkët, dolën me një deklaratë. Ata e konsidrojnë këtë një akt fyes, përçarës dhe të papranueshëm.

DEKLARATRA E TIFOZEVE

“Pas përpjekjeve të shumta të Federatës serbe të futbollit për shmangien e udhëtimit të tifozëve shqiptarë në Beograd, sot erdhi edhe një kusht që përveçse është absurd, tall tifozerinë dhe federatën shqiptare të futbollit. Kushti i vënë nga autoritetet serbe për shitjen e biletave vetëm dhe ekskluzivisht për personat që janë të pajisur me pasaportë shqiptare është përçarës, fyes dhe i papranueshëm për ne. Qëndrimi jonë i përbashkët është që Federata Shqiptare e Futbollit të mos pranoj kushtet e federatës serbe që bëjnë diskriminimin e tifozëve shqiptarë në bazë të nënshtetësisë, përndryshe vet FSHF-ja po vihet me ose pa qëllim në krah të këtyre kushteve raciste. Andaj, i bëjmë me dije FSHF-së se në Beograd tifozët shqiptarë nuk ndahen, ne do të udhëtojmë ose të gjithë bashkë, ose asnjë! Për fund, ju bëjmë me dije se organizimi jonë për ndeshjen e 14 tetorit veçse është në pikun e tij dhe se nuk do të ndalemi së kërkuari të drejtën e pamohueshme që të jemi në krah të Kombëtares tonë”./lapsi.al/