• |
ide | kryesore

Penalltitë për Juventus/ Shpërthen ironia në internet

Arkiva, Sport
stadiumi i juves.jpg


Më 26 shkurt të dy viteve më parë, tifozët e Milanit do të ironizonin me vendimin e gjyqtarit të takimit Juventus – Milan për të anulluar një gol të Muntarit. Topi kishte hyrë thuajse gjysmë metri në portën e Bufofn, por për arbitrin ishte i pavlefshëm. Për këtë arsye, në internet nisën të shfaqeshin foto të portës së Juventus me vijën fatale të devijuar në vendin ku përfundoi topi i Muntarit. 

 

Dy vjet më vonë shpërthen sërish ironia me vijat ndarëse të fushës, kësaj here për ndeshjen me Romën, për një penallti të dyshimtë në një ndërhyrje ndaj Pogba, që siç duket nga foto është jashtë zone. 

 

Por për gjyqtarin e takimit është penallti. Trajneri i Romës, Rudi Garcia, i nervozuar nga vendimi tha se këtu zona e penalltive ishte 17 metër. Dhe menjëherë në internet kanë nisur të shpërndahen foto të zonës së reptësisë me trajektore të devijuar. 

 

Juventus ka qenë shpeshherë në shenjestër të akuzave se favorizohet nga arbitrat. Skuadra rezultoi më e përfshira në skandalin Calciopoli dhe përfundoi në Serie B.