• |
ide | kryesore

Të gjitha janë shtatzënë!

Arkiva, Paparazzi
olta xhacka.jpg


2014-a duket një vit i mbarë. Gazetat rozë dhe mediat online janë të mbushura me lajme për shtatzëninë e figurave të ekranit. Ato janë politikane, (ne pushtet dhe në opozitë) këngëtare, prezantuese, gazetare etj. E fundit që pushtoi me titujt në gazeta ishte deputetja e Partisë Socialiste Olta Xhaçka. Gazetat shkruan të dielën se ajo pret fëmijën e parë me bashkëshortin e sapo kurorëzuar deputetin tjetër socialist Artan Gaçi.  

Një lajm tjetër i freskët është shtatzënia e zëdhënëses së ish-Kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli. Prej kohesh flitej që ajo priste një fëmijë nga bashkëjetesa me deputetin e Partisë Demokratike Keltis Kruja por para pak ditësh lapsi.al zbuloi se ata do të gëzohen së shpejti me një djalë.

Shkojmë sërish në qeveri. Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha edhe ajo pret një fëmijë. Çifti ende nuk e ka bërë të ditur gjininë e fëmijës.

Pas politikës vjen gazetaria. Dy bukuroshet e ekranit Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu presin edhe ato fëmijë. Përveçse janë dy mikesha ato edhe shtatzëninë po e kalojnë së bashku.

Këngëtarja Ledina Çelo është gjithashtu “në ditët e saj” dhe pret një fëmijë.

Na falni nëse kemi harruar ndonjë. Presim sugjerime. Lapsi.al ju uron të gjithave “shtatzëni të lehtë”!