• |
ide | kryesore

“Luftë gjelash” në Premier League (video)

Arkiva, Sport
1412517546264_wps_25_Chelsea_V_Arsenal_5_10_20.jpg


Arsene Wenger dhe Jose Mourinho nuk kanë patur kurrë simpati për njëri – tjetrin. Madje prej vitti 2004 janë në një "konflikt" të hapur. Kulmi i tij arriti në fundjavë, kur trajneri i Arsenalit, që u mund në Stanford Bridge nga Chelsea, e shtyu Mourinhon pas një debati për gjykimin e lojës, në minutën e 20 të saj. U desh ndërhyrja e një prej përfaqësuesve të federatës për t'i ndarë. I pyetur për incidentin, Wenger tha se nuk ishte penduar dhe se nuk kishte arsye përse t'i kërkonte ndjesë trajnerit të Chelsea.