• |
ide | kryesore

Lidhet, dhunohet dhe grabitet ish-kryekomunari i Fierzës

I pakategorizuar
fierza.jpg


Të paktën 4 persona të armatosur kanë rrahur dhe grabitur brnda në shtëpinë e tij ish-Kryetarin e komunës Fierzë në rrethin e Pukës, Nik Nika. Ai është zgjedhur për dy mandate në këtë detyrë nën siglën e Partisë Demokratike. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Valias i ri” në zonën e Kamzës, aty ku banon familja Nika. Përpara policisë Nika ka thënë se këta persona kanë hyrë nga ballkonet dhe nën kërcënimin e armëve dhe duke e goditur e kanë lidhur me litar.

Sipas Nikës, pasi e kanë lidhur, personat e maskuar kanë grabitur shtëpinë duke marrë sende me vlerë dhe të paktën 2 milion lekë të reja që kishte në banesë. Komisariati nr.5 i Tiranës mësohet se ka shoqëruar disa persona për këtë ngjarje.

(shtepia e kryekomunarit)