• |
ide | kryesore

Tranjeri i Danimarkës Morten Olsen: Ekipi më i mirë Shqiptar në histori

Arkiva, Sport
Olsen.jpg


Tranjeri i Danimarkës Morten Olsen, në prag të ndeshjes midis Shqipërisë dhe Danimarkës ka vlerësuar ekipin e Gianni de Biasi duke u shprehur se kjo nuk do të jetë një ndeshje e lehtë për skuadrën e tij.

Olsen ka thënë se fitorja ndaj Portugalisë i ka dhënë Shqipërisë një besim të madh dhe se kjo skuadër është ndoshta më e mira që Shqipëria ka pasur ndonjëherë.

“Ata do të luajnë në shtëpi dhe kanë fituar besim të madh, pas fitores ndaj Portugalisë. Është në temperamentin e tyre të mos mbrohen në shtëpi dhe ndoshta ky është ekipi më i mirë që e ka pasur Shqipëria ndonjëherë. Nuk pres të jetë një ndeshje të cilën do ta dominojmë për 90 minuta”, ka thënë Olsen.

Shqipëria dhe Danimarka do të luajnë të shtunën e 11 tetorit ndeshjen e radhës të vlefshme për eleminatoret e Kampionatit Europian në Elbasan Arena.