• |
ide | kryesore

Danezët pa Agger dhe Kjaer, lajm i mirë për Shqipërinë

Arkiva, Sport
ager kjaer.jpg


Lajme të këqia për Danimarkën e Olsen në prag të ndeshjes me Shqipërinë. Duket se trajneri duhet të bëjë llogaritë pa dy qëndërmbrojtësit Agger dhe Kjaer. “Nuk jam mirë për momentin,” ka thonë Ager. Megjithatë, ai konfirmon se do të udhëtojë për në Shqipëri bashkë me ekipin. “Unë do të përpiqem të punoj pak sot me topin dhe pastaj do të shohim se si duket situata e dëmtimit. Nuk dua të vë bast për asgjë. Nëse do të jem i gatshëm, do të luaj. Nëse jo, nuk luaj ndaj Shqipërisë. Kjo është shumë e thjeshtë. Dua shumë të luaj me ekipin kombëtar, por nuk mund të rrezikoj me veten time,”  – është deklarata e mbrojtësit danez. Gjithashtu, i dëmtuar në kyçin e këmbës është Simon Kjaer, i cili po lufton që të jetë i gatshëm për Shqipërinë, por edhe gjendja e tij mbetet e paqartë./lapsi.al/