• |
ide | kryesore

Vajzat rebele që luftojnë në Ukrainë (foto)

I pakategorizuar
UKRA.jpg


Janë gra dhe vajza me një jetë të lënë pas krahëve duke rrëmbyer armën dhe gati për të luftuar me armikun. Janë këto gratë dhe vajzat e Ukrainës lindore që janë bashkuar me filo-rusët. Mes tyre është Irina, ish-punëtore në nje pike karburanti që ka lënë familjen për t’iu bashkuar kauzës. “Frika ekziston gjithmonë – thotë ajo duke shtuar – kisha më shumë frikë kur rrija në shtëpi dhe dëgjoja bombat që binin. Tani jam mësuar më këtë zhurmë”.

Edhe Gaika, që mban këtë emër lufte është një ish-krupiere në kazino dhe që nuk e kishte imagjinuar kurrë se do të linte shtpëinë dhe do të shkonte në luftë. “Vuajtja largohet – thotë ajo – kërkojmë të përqëndrohemi tek gjërat pozitive, dhe të gëzueshme duke zënë miqësi të reja. Lufta i afron njerëzit” – thotë ajo.  Njësia e saj është afër Donetsk, fortesa e rebelëve të lindjes pro-rusë të Ukrainës./lapsi.al/