• |
ide | kryesore

Granit Xhaka: Suksese vëlla kundër Serbisë!

Arkiva, Sport
granit xhaka.jpg


Mesfushori kosovar i Zvicrës, Granit Xhaka, ka bërë një urim të veçantë për vëllanë e tij te Kombëtarja shqiptare, Taulantin dhe bashkëlojtarët e këtij të fundit. Në rrjetin social Instagram, Graniti theksoi se me zemër është me kuqezinjtë për takimin e nesërm. “I dëshirojë vëllait tim dhe Kombëtares Shqiptare shumë suksese ne përballjen me Serbinë. Shpresojë se do të fitojmë. Edhe pse jam larg, me zemër jam pranë jush. Forca Shqipëria!” – shkruan Graniti.