• |
ide | kryesore

Shtypi serb për ndeshjen sot: Të gjithë në sulm

Arkiva, Sport
gazeta sport.jpg


Përfaqësuesja e Serbisë dhe trajneri Dik Advokat janë përballë një presioni të madh mediatik, që kërkon patjetër fitore sot në mbrëmje në përballjen me Shqipërinë. Serbia ka vetëm një pikë (por një ndeshje më pak) pas barazimit me Armeninë dhe një rezultat negativ sot do të vinte në pikëpyetje kualifikimin për Euro 2016. Trajneri hollandez i Serbisë, ka dashur të zbusë sadopak këtë presion tek lojtarët e tij dhe ka deklaruar se fitorja ndaj Shqipërisë nuk është e domosdoshme për Serbinë, pasi ajo ka edhe ndeshje të tjera. I menjëhershëm ka qenë reagimi i gazetës "Kurir", e cila sot nën titullin "Dik: Nuk duhet ta mundim me çdo kusht Shqipërinë", shkruan e shqetësuar se trajneri nuk e ka marrë seriozisht ndeshjen.
Gazeta Kurir që kritikon qetësinë e trajnerit Advokat
I dërguari i lapsi.al në Beograd thotë se gazetat e tjera atje i kanë kushtuar gjithashtu mjaft hapësirë ndeshjes së sotme përballë Shqipërisë. Kështu gazeta "Sport" ka vënë titullin e madh: "Të gjithë në sulm. Askujt nuk i duhet humbja", duke nënvizuar rëndësinë që ka kjo ndeshje për përfaqësuesen serbe.
Gazeta Sport: Të gjithë në sulm
Një tjetër gazetë e madhe e Beogradit, "Blic", jep informacione për skemën taktike me të cilën do të luajë Serbia sonte. "Përfaqësuesja e Serbisë do të luajë ndryshe. Advocat ndryshon mbrojten", shkruan kjo gazetë.
Po në gazetën Blic bie në sy edhe një reportazh i saj, ku duke komentuar masat e lartë të sigurisë, e përditshmja serbe luan me një titull ironik: "Shqiptarët shtëisin policinë".
Gazeta Blic: Shqiptarë shëtisin policinë
\
Gazeta Blic: Advokat me mbrojtje të re
Lapsi.al do të përcjellë sot gjithçka nga Beogradi, para dhe pas ndeshjes që nis në ora 20.45.