• |
ide | kryesore

Grabitet këngëtarja Teuta Selimi

Arkiva, Paparazzi
teuta-selimi.JPG


Të premten në orët e para të mëngjesit, hajdutët kanë hyrë në shtëpinë e këngëtares së njohur, Teuta Selimi. Mësohet se ata kanë plaçkitur një shumë të konsiderueshme parash. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Veternik ku dhe këngëtarja e famshme e estradës se Prishtinës ka shtëpinë e saj. Mediat e Kosovës shkruajnë se asaj i janë grabitur para në vlerë prej 5000 euro si dhe një telefon iPhone 5S. /lapsi.al/