• |
ide | kryesore

Michael Jackson fiton më shumë pas vdekjes

Arkiva, Paparazzi
mj.jpg


Michael Jackson është klasifikuar si artisti më i paguar, i ndarë nga jeta, për të dytin vit rresht. Në sondazhin e bërë nga revista “Forbes” Mbreti i Pop-it, Michael Jackson ka fituar 87.5 milionë paund në 11 muajt e fundit. Në vendin e dytë qëndron Elvis Presley me një fitim prej 36.4 milionë paund, duke u pasuar nga Charles Schulz, i cili radhitet në vendin e tretë. Elisabeth Taylor në vendin e katërt, dhe është Bob Marley ai që mbyll këtë sondazh duke u radhitur në vendin e pestë. /lapsi.al/