• |
ide | kryesore

Shqiptarja që sfilon për D&G dhe Gucci (foto)

Arkiva, Paparazzi
tika3.jpg


Kjo është shqiptarja nga Mali i Zi, Tika Camaj (Ivezaj). Edhe pse e martuar, lidhja e saj nuk i pengon aspak që të vazhdojë punën si modele, duke sfiluar dhe duke qenë imazh për kompanitë më të njohura të modës. Martesa me Markun, një djalosh po ashtu nga Mali i Zi, Tikën e ka bërë të ndihet një ndër femrat më të lumtura të botës. Të dy jetojnë dhe punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Kam sfiluar për kreatorë të ndryshëm si psh: Naeem Khan, Etro, D&G , Gucci, Pamela Roland, Ed. Harde, Jenifer Lopez, House of dereon, Beyonce, Just Cavali, Oscar dela rente, Chanel, Carolina Herea, Jimmy Choo, Shim Inoftur, Red Carter, Vix, Poco Pana, po ashtu kam reklamuar edhe hapjen e saloneve të ndryshme të veturave: Ferrari, Lamborghini, Audi, Ford, Benz etj, ndërkohë që kam qenë pjesë e disa magazinave të ndryshme amerikane që dmth kam punuar në Amerikë në përgjithësi në New York, Miami, LA, Chicago, Michigan etj, por duke mos anashkaluar edhe Gjermaninë, Hawai, Parisin etj.- krenohej Tika në një interviste te pak koheve me pare. /lapsi.al/