• |
ide | kryesore

Barinjtë të bllokuar nga bora në malin e Nemërçkës (foto)

I pakategorizuar
barinjte.jpg


Dy barinj kanë kaluar 3 ditë të vështira për shkak të borës së rënë në malin e Nemërçkës. Pasi mbetën pa ushqime, njëri prej tyre parqiti probleme shëndetësore. Për shkak se ishte e pamundur kontaktimi i tyre nga toka u kërkua ndërhyrja e Ministrisë së Mbrojtjes e cila ka mbërritur aty nga ajri me me anë të helikopterit Cougar. Bariu i sëmurë është dërguar menjëherë për mjekim në qendrën mjekësore në Çarshovë.

Gjithashtu bëhet me dije se helikopteri ka bërë një manovër të të rrezikshme për shkak të dëborës së rënë. Mundësia e vetme e shpëtimit të deleve është nëse hapet një rrugë nga ana greke. Në stan ndodhet tashmë vetëm një person dhe 400 krerë bagëti, ndërkohë që trashësia e borës në mal shkon deri në 1 meter. /lapsi.al/