• |
ide | kryesore

Shqipëria humbet një tjetër ndeshje në tavolinë, kësaj here në basketboll

Arkiva, Sport
Vllaznia-basketboll.jpg


Shqipëria ka humbur një tjetër ndeshje në tavolinë. Kësaj here bëhet fjalë për basketbollin dhe arsyeja është pabesueshme. Ekipi i Vllaznisë duhej të luante në Shkodër me Mornarin e Tivarit një ndeshje të vlefshme për Ligën Ballkanike. Por ndeshja nuk është zhvilluar vetëm për shkak se nuk punonte tabela elektronike e pikëve. Delegatët e provuan disa herë gjatë ditës dhe në fund vendosën që ndeshja të mos zhvillohej dhe që fitorja t’i jepej ekipit malazez.