• |
ide | kryesore

Blendi Fevziu, libri im më i shituri në Shqipëri

Arkiva, Paparazzi
image.jpg


Në prag të Panairit të Librit, gazetari Blendi Fevziu ka njohur ndjekësit e tij në Instagram me kopertinën e re të librit “Enver Hoxha”, një biografi e bazuar mbi dokumentat e arkivit personal të diktatorit shqiptar. Kopertina e ketij ribotimi është zgjedhur ndryshe nga ajo paraardhëse. Në këtë pozë të re, diktatori te ngjan me një fotomodel që pozon për ndonjë fushatë publicitare. Ky libër ka ngjallur interes te publiku që nga momenti i parë i botimit dhe për këtë shkak, ky është ribotimi i gjashtë i rrëfimeve mbi jetën e Enver Hoxhës. Gjithashtu në kopertinë thuhet se libri “Enver Hoxha” rezulton të jetë më i shituri në Shqipëri.