• |
ide | kryesore

Donis Avdiaj aksident në një garë të paligjshme, rrezikon karrierën

Arkiva, Sport
donis-avdijaj-schalke.jpg


“Nëse Donis Avdiaj do të vazhdojë në këtë rrugë, atëherë ai e ka shkatërruar karrierën e tij përpara se ajo të fillojë”. Këto janë fjalët e gazetës gjermane “Bild” për një nga talentet e skuadrës së Schalke 04 dhe që ka një klauzolë prej 49 milionë euro në kontratë. Ai ka shkatërruar makinën e tij sportive në një aksident. Hetimet e para dhe dyshimet e policisë janë se kjo ka ndodhur gjatë një gare ilegale me makina. “Te hënën ne mbrëmje rreth orës 19.00 Avdiaj me Mercedesin e tij SL 63 AMG V8 Biturbo, 564 kuaj fuqi dhe që arrin një shpejtësi maksimale deri ne 300 kilometra ne orë, është ndjekur nga një makinë Lamborghini. Por gjatë një manovre frenimi makina e Avdiaj përplaset me Lamborghini-n. Demet janë te mëdha.” – shkruan “Bild”

Thuhet se në makinën e Donis Avdiaj si pasagjer ka qenë edhe i ati i tij, Demo. Sipas dëshmitarëve makinat kane qene duke ecur me nje shpejtësi prej më shume se 160 kilometra ne ore dhe ka qene një garë spontane dhe jo e organizuar qe më parë. Por policia gjermane po heton edhe për mundësinë e garave ilegale te organizuara. Drejtuesit e Schalke-s do te ishin te lumtur nëse talenti shqiptar do te ishte kaq i shpejtë dhe ne fushën e lojës. Donis Avdiaj qe ende nuk ka debutuar ne Bundesligë për skuadrën e Schalke konsiderohet si një nder talentet me te medhenj te moshës se tij, por qe ka shume probleme jashtë fushës. “Donis Avdiaj është shume i talentuar por shpesh here talenti nuk mjafton. Duhet punë dhe seriozitet qe te arrish majat e këtij sporti” – ka deklaruar menaxheri i Schalke, Horst Heldt. Donis Avdiaj javët e fundit është përjashtuar nga skuadra e pare e Schalke per arsye disiplinore. Pak ditë më parë ai pranoi të luajë për kombëtaren shqiptare.