• |
ide | kryesore

Fitojnë Partizani dhe Tirana, në “Qemal Stafa” nuk punojnë dritat (foto)

Arkiva, Sport
partizan.png


Partizani dhe Tirana mbeten në krye me pikë të barabarta edhe pas javës së 10 të Superligës. Dy klubet e kryeqytetit kanë marë fitore respektive në ndeshjet e luajtura sot.

Partizani ka mposhtur 2-0 në “Qemal Stafa” Laçin e Armando Cungut. Takimi ka sjellë në vëmendje ndeshjen mes Gramozit dhe Realit të Madridit kur u fikën dritat në stadium. Për shkak të një problemi me energjinë arbitri Emirjon Sino vërshëllu për fillimin e ndeshjes 10 minuta me vonese.

Goli i parë erdhi nga një goditje e serbit Raçiç, portieri Vujadinovic nuk e kontrollon dot topin dhe Vila s’e ka të vështirë të finalizojë. Vetëm 6 minuta më vonë sërish Partizani në aksion. Raçiç pengohet në mënyrë të gabuar nga portieri Vujadinoviç. Mazrekaj godet nga pika e bardhë dhe dyfishon shifrat.

Edhe Tirana në ndeshjen tjetër vazhdon të tregojë një formë mjaft të mirë duke fituar lehtësisht në Fier 3-0. Golat e Ndikumanës, Bakaj dhe Gentian Muçës kanë vulosur fitoren e Tiranës.