• |
ide | kryesore

Seksi anal …lëndë e veçantë në universitet

Arkiva, Stil
seso.jpg



Seksi anal, një lëndë e veçantë në universitet. Dhe jo në një çfarëdo, por në prestigjiozin, Harvard. Në universitetin amerikan, çdo vit mbahet një Workshop javor për seksin ku programi shkollor përqendrohet tek seksualiteti. Asgjë e jashtëligjshme, shpjegojnë në auditor, vetëm një mënyrë për të bërë që të rinjtë të kuptojnë më shumë për seksin dhe seksualitetin. Por, në mes të disa kurseve del që paska edhe një lëndë për seksin anal i titulluar "What What In The Butt: Anal Sex 101". (kush di anglisht e kupton më mirë).

Në qendër të leksioneve është anatomia anale, potencialet e kënaqësisë, penetrimi, si të flitet me partnerin dhe sigurisht këshillat për seksin e sigurt. “Seksi anal është pjesë e jetës për shumë persona, ndërsa shumë të tjerë nuk duan të dëgjojnë sepse nuk është pjesë e seksit tradicional – ka shpjeguar një nga organizatorët. “Të rinjtë kanë nevojë për edukim seksual dhe për këtë arsye Harvard i kushton rëndësi çdo aspekti të tij – thonë organizatorët. /lapsi.al/