• |
ide | kryesore

Fotot e Hoxhës zemërojnë SHBA. Arvizu: Fyerje për shqiptarët

I pakategorizuar
Arvizu-facebook-fejsbuk-640x343.jpg


Pasi fotot e diktatorit Enver Hoxha “e bënë të rrugës” dhe po shfaqeshin në çdo qytet ku kujtohej 70-vjetori i çlirimit të atdheut ka reaguar më në fund ambasada e SHBA. Në disa postime rresht në rrejetin social Twitter, ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu, e ka cilësuar si njollosje të ceremonisë së çlirimit të kryeqytetit, praninë e fotografive të diktatorit Enver Hoxha. Ai ka theksuar se shfaqja e këtyre forografive është fyerje për shqiptarët. “Fatkeqësisht, fotot e diktatorit Enver Hoxha e njollosën ceremoninë e sotme në varrezat e dëshmorëve. Një fyerje për shqiptarët” – shkuan ambasadori Alexander A. Arvizu.

Në ceremoninë e mbajtur në kujtim të 70-vjetorit të çlirimit të Tiranës ku merrte pjesë Kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit Meta u shfaqën sërish fotografi të diktatorit Enver Hoxha pak metra larg tyre. Gjatë ceremonisë pati edhe brohoritje në nderim të diktatorit. /lapsi.al/