• |
ide | kryesore

Pas protestës/ Rama-Berisha shigjeta në Facebook

I pakategorizuar
protesta.jpg


Pas përfundimit të protestës së sindikatave dhe opozitës ka filluar beteja në rrjetet sociale. Ish-kryeministri Sali Berisha shkroi menjëherë se në protestë moren pjeseë mbi 250 mijë qytetare dhe se kjo isohte protesta më e madhe qe Tirana ka njohur! “Zemrimi popullor ne zenit! Tirana dhe Shqiperia ushtonin sot Rama ik! Ik! Rama shporru!”- shkruan ish-kryeministri Berisha në nje postim ne Facebook. Berisha shkroi edhe një tjetër koment ku shkruante se “Rama i tmerruar nga protesta ka pregatitur per vete dhe kliken bunkerin e bllokut!!”

Nuk ka munguar përgjigjja e kreut të qeverisë. Kryeministri Rama shkroi disa pastime rresht në Facebook dhe Tëitter. “Asgje e askush nuk do e ndalë përpjekjen e qeverisë për ne nxjerrjen e Shqiperise nga llumi i genjeshtrave, shpifjeve, iluzioneve, hajduterise dhe maskarallekut politik!. Sipas Ramës, që të ketë me shume punesim e mireqenie duhet mos vidhen dritat, të mos zaptohen hapesirat publike dhe të mos genjejme veten qe ka zhvillim pa mund!

/lapsi.al/