• |
ide | kryesore

Flamur gjigand në Tetovë, zemërohen maqedonasit

I pakategorizuar
tetova-620x330.jpg


Një flamur kombëtar rreth 40 metra është shpalosur në godinën e Pallatit të Kulturës në Tetovë, por ka nxitur debate në mediat maqedonase. Portali “TetovaSot” shkruan se mediat maqedonase janë munduar të zbulojnë se kush qëndron pas këtij flamuri gjigand duke e konsideruar vendosjen e tij në mënyrë “ilegale”. Gazeta maqedonase, “Utrinski Vesnik”, thotë se “përsëri u vendos flamuri gjigant në Pallatin e Kulturës në Tetovë dhe si çdo vit edhe kësaj radhe nuk dihet se kush e vendosi atë. Televizioni maqedonas “Alfa Tv”, thotë se sipas ligjit, flamuri i bashkësive duhet të vendoset së bashku me atë shtetëror dhe të jetë më i vogël se një e treta e tij. Edhe televizioni tjetër maqedonas, “Vesti 24”, sjell në vëmendje ligjin për përdorimin e flamujve të bashkësive në vend i cili thotë se duhet të qëndrojë pranë edhe flamuri shtetëror./GazetEkspress/