• |
ide | kryesore

Merkel flet për incidentin në takimin me Putin

I pakategorizuar
merkel-putin.jpg


Ishte viti 2007, kur Angela Merkel takonte Vladimir Putinin në Soçin gjatë zgjedhjeve presidenciale në Rusi. Putin, duke e ditur që Merkel ka frikë nga qentë, priti deri sa media u mblodh në dhomë dhe më pas thirri qenin e tij të zi labrador. Siç shihet edhe në foto, Putin e ka shijuar mjaft këtë moment ndërsa Merkel ishte në ankth. Më pas, në bashkëbisedim me gazetarët Merkel e përcaktojë kështu sjelljen e Putinit. “E kuptoj përse e bëri; për të provuar që është mashkull” – tha kancelaria gjermane. “Ai ka frikë nga dobësitë e tij. Rusia nuk ka asgjë, as sukses në politikë as në ekonomi. E gjitha që kanë është kjo – tha kancelarja .” /lapsi.al/