• |
ide | kryesore

Pse është kaq e vështirë marrëdhënia e vjehrrës me nusen

Arkiva, Stil
vjrrr.jpg


Nëse mund të gjykohet sipas shumë filmave hollivudianë, raporti i sw resë dhe vjehrrës është i mbushur me tension dhe ankth, sepse të dyja femrat, në mënyra të ndryshme garojnë për vëmendjen e një mashkulli. Sipas hulumtimit të doktoreshës së shkencave të komunikimit, Sylvia L. Mikucki-Enyart nga Universiteti Wisconsin-Stevens Point, nënat janë shumë më të shqetësuara kur martohet djali se sa vajza e tyre. Por, këtë tension e ndjejnë edhe bashkëshortet e reja, dhe kështu rezultatet e hulumtimit tregojnë se si 133 nuse ndjejnë pasiguri sa i përket raportit me vjehrrën, frikësohen që ajo do t’i flasë djalit të tyre keq për to ose do të përzihen për së tepërmi në jetën e tyre martesore.

Sipas “Daily Mail”, në mënyrë të ngjashme edhe studimi nga viti 2008, të cilin e ka kryer Terri Apter, psikologe nga Universiteti Cambridge, ka treguar se si 60% e femrave ndjejnë shqetësim në raport me nënën e bashkëshortit, ndëera 15% e meshkujve të njëjtën gjë e ndjejnë në raport me vjehrrën e tyre.

Në këtë hulumtim mjekja Sylvia L. Mikucki-Enyart ka testuar 89 nëna dhe i ka lutur të zbulojnë shqetësimet e veta më të mëdha sa u përket djemve të tyre. Rezultatet kanë treguar se si nënat që shqetësohen për gjendjen e përgjithshme të djemve të tyre, që pas martesës nuk do t’i vizitojnë më dhe që do t’i ndryshojë bashkëshortja e re.

Përveç kësaj, nënat po ashtu shqetësohen që nusja e tyre gatuan keq, dhe që djemtë e tyre nuk janë të lumtur me të përzgjedhurën e tyre dhe që djemtë do të bëhen më pak të përkushtuar ndaj tyre për shkak të femrës së re në jetën e tyre.

Sipas Mikucki-Enyart, ndjenjat inherente konkurrente në mes të resë dhe vjehrrës i shpjegon edhe fakti që në parim të dy femrat garojnë për vëmendjen e një mashkulli. Përveç kësaj, vjehrra dhe e reja mund të kenë edhe marrëdhënie të ngurtë sepse nuk dinë se si të sillen ndaj njëra tjetrës. Por një raport i tillë stresues nuk është vetëm në rastin e femrave, por edhe të meshkujve.

Kjo është sepse siç thotë doktoresha Mikucki-Enyart, kur nëna dhe nusja grinden, instinkti i thotë mashkullit që të “fshihet”. Por siç thotë Mikucki-Enyart, mashkulli duhet të jetë ai që ndërmjetëson në lidhjen në mes gruas dh nënës dhe duhet bashkëshorten e vet ta vë në vend të parë dhe këtë gjë t’ia bëjë të gjithëve me dije.

Nga ana tjetër, këshillon Mikucki-Enyart bashkëshortja duhet të minimizojë ndjenjat negative dhe vjehrrën ta përfshijë në ndodhitë familjare. Një nga mënyrat është organizmi i rregullt i darkave familjare ose t’i dërgojë fotografitë e nipit apo mbesës./koha.net/