• |
ide | kryesore

Varrezat e Korçës/ Gjendet një arkivol hekuri me lutje për Allahun dhe protestën e PD (foto)

I pakategorizuar
arki ok.JPG


Një ngjarje e pazakontë është shënuar paraditen e sotme ne Korçë. Një arkivol hekuri është zbuluar ne varrezat e qytetit nga punëtore te cilët kane qene duke hapur një grope per nje ceremoni mortore. Pas konstatimit te arkivolit është lajmëruar salla operative e policisë ku eshte raportuar se arkivoli mund te kishte lende plasëse ne brendësi, menjëherë kane shkuar ne vendngjarje efektive te policisë te cilët me pas kane konstatuar se ne brendësi te arkivolit nuk kishte lende plasëse por disa letra me mbishkrime fetare për Allahun, personi shkruante per Allahun dhe fuqinë e tij por gjithashtu përmend edhe protestën e Partisë Demokratike me 22 nëntor.

Në letrat e gjetura shkruhej: “Allahu eshte i madherishem dhe nuk ka zot tjeter pervec Allahut, vetem njerezit e mire allahu i merr prane vetes ne xhenet, o njerez mos shkoni tek protesta e 22 nentorit sepse do te bjere termet, sepse Allahu e di se kë zgjedh e di se kë merr dhe se kë lë”.

Mbetet enigmë se si ky arkivol ka arritur te futet dhe groposet ne varrezat e qytetit pa u pikasur nga rojet e varrezës, ndërkohe pritet qe letrat ti nënshtrohen nje ekspertimi te thelle mbase për të arritur tek autori i letrës, ndërsa ende nuk dihet se çfarë akuze do te formuloje policia për ketë ngjarje, pasi personat qe kane kryer ketë veprim nuk kane dhunuar varret apo te jepnin mesazhe kërcënuese nëpërmjet letrave.