• |
ide | kryesore

5 sekrete që një femër duhet t’i mbajë për vete

Arkiva, Stil
sek.JPG



Ka disa lloj marrëdhëniesh dashurore në të cilat partnerët tentojnë të mos mbajnë sekrete nga njëri-tjetri. Sasha Brown Worsham, nënë, vrapuese, bashkëshorte, editore dhe shkrimtare edhe pse përpiqet të tregojë gjithçka, prapëseprapë ka disa gjëra që mendon se është më mirë t’i mbash sekret. Punët e saj janë publikuar në “The New York Times”, “Parents”, “Parenting”, “Runner’s World” e në shumë vende të tjera. Jeton jashtë New Yourk-ut me bashkëshortin e 3 fëmijët e saj dhe shkruan në një blog të titulluar “The Stir”.  Ajo mendon se është mjeshtre në të thënit e gjithçkaje që mendon (sado të lëndojë) por ka disa gjëra që bashkëshorti thjesht nuk ka nevojë t’i dijë. Për shembull nuk mund t’i thuash se miku i tij i ngushtë është shumë seksi apo se juve nuk ju pëlqen fare mamaja e tij. Disa gjëra është më mirë të qëndrojnë të pathëna kështu që vajza ja 5 gjëra që nuk duhet t’i tregoni kurrë bashkëshortit. Janë 5 sekrete të cilat nëse i keni, duhet të vazhdoni t’i mbani të tilla.

1.Ish-bashkëshorti juaj ka organ seksual më të madh se ai? Në asnjë rrethanë nuk ka përse ta dijë të vërtetën… Edhe nëse ju pyet thjesht qeshni dhe gënjeni. Po, po, gënjeni!

2.Puthët një djalë në festën e beqarisë. Nuse të cilat e kanë bërë një gjë të tillë janë ndjerë shumë keq, por vazhduan me ceremoninë e martesës dhe tani duan që të ndihen të pastra e të qeta. Por JO! Ju ka ikur mendja? Nëse për ju s’pati as edhe një rëndësi dhe nuk keni ndërmend ta ribëni, përse duhet ta trazoni situatën? Përse ta mërzisni bashkëshortin? Kështu që qepeni gojën!

3.Puthët një djalë natën kur dolët me shoqet: Tradhtia ndaj bashkëshortit është e keqe, por nëse një femër e pirë puth dikë tjetër, ndihet menjëherë keq dhe kurrë nuk e bën më një gjë të tillë. A ja vlen që të shkatërrohet martesa për një gjë të tillë? Sasha mendon se jo, ndaj edhe në këtë rast themi qepeni!

4.Ju tërheq shumë i vëllai i bashkëshortit. Nëse jeni dashuruar më njërin nga djemtë e familjes, ka shumë gjasa që t’ju duken tërheqës edhe meshkujt e tjerë dhe kjo është OK. T’ia tregosh bashkëshortit tënd, nuk është fare OK.

5.Ju urreni mamanë e tij: Tani realiteti është se jeni martuar me djalin e saj. Duhet të përballeni dhe të jetoni me këtë fakt. Është po ashtu e vërtetë se mund të urreni shoqen apo shokun e tij më të ngushtë apo motrën e vëllain. Thjesht gëlltituni, mbajeni sekretin për vete dhe kini parasysh që nuk keni pse të dilni gjithnjë me ta./GazetaEkspress/