• |
ide | kryesore

Majko – Kryemadhi “lufta” në rrjetet sociale për bashkinë e Tiranës

I pakategorizuar
monika pandi.jpg


Prej pak kohësh në rrjetet sociale ka nisur promovimi i “kandidatëve të mundshëm” për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Përderisa fjala e fundit nuk është thënë ende, në rrjetet sociale ka nisur një “betejë”, por edhe një testim për disa emra të veçantë. Pasi fitoi sondazhin e socialistëve, me Saimir Tahirin dhe Mimi Kodhelin duke se ka nisur fushata për Pandeli Majkon. Për të është ngritu edhe një faqe e veçantë në rrjetin social Facebook me emrin “Pandeli Majko për Tiranën” që deri tani regjistron mbi 4300 ndjekës.

Por Majko duket se ka edhe “rivalë” brenda koalicionit të majtë deri në zyrtarizimin e tij. Deputetja Monika Kryemadhi është gjithashtu një prej të përfolurave si kandidate për Tiranën. Edhe për të është hapur një faqe në Facebook me emrin “Monika Kryemadhi per Bashkine e Tiranes” që ka diku detk 2200 ndjekës.

Nëse Majko duket se “është në avantazh” për momentin, loja e vërtetë nuk është luajtur ende./lapsi.al/