• |
ide | kryesore

Cili pozicion garanton orgazmën për femrat

Arkiva, Stil
pozicia.jpg



Terapeutja seksuale dr. Lori Buckley ka dhënë përgjigjen për një nga pyetjet më të shpeshta rreth seksit: cili është pozicioni që u mundëson femrave orgazmën?

Sipas saj, gjetja e pikës “G” shkakton mjaft hamendësime pasi nuk bëhet fjalë për një pikë, por për një “territor” brenda vaginës, kështu që ajo këshillon që çiftet të provojnë ta arrijnë atë “territor”.

Përveç kësaj, doktoresha ka dhënë edhe përgjigjen se cili është pozicioni më i mirë për të arritur orgazmën. Edhe pse një gjë e tillë mund të arrihet në shumë mënyra, ajo rekomandon pozitën ku gruaja është mbi burrin.

Në këtë mënyrë ajo e kontrollon shpejtësinë dhe thellësinë e penetrimit, kështu që sipas saj, ky pozicion u mundësojë femrave të fërkojnë klitorisin në trupin e mashkullit.

“Shumë femrave u duhet stimulimi direkt në mënyrë që ato të përjetojnë orgazmën, kështu që ky pozicion është ideal” shpjegon terapeutja seksuale dr.Lori Buckley