• |
ide | kryesore

Shqiptarët, më të mirët në Ballkan për qëndrueshmërinë në seks

Arkiva, Stil
shqiptaret.jpg



Faqja e famshme pornografike në internet, “Pornhub”, ka realizuar një studim tjetër në lidhje me seksin, këtë herë të fokusuar tek fakti se se cili popull ka qëndrueshmërinë më të gjatë në seks.

Edhe pse shqiptarët nuk mund të mburren për nga qëndrueshmëria në nivel botërorë, pasi këtë titull bindshëm e mbajnë meshkujt nga Saharaja Perëndimore me 16.16 minuta, pastaj ata nga Togo me 15.03 minuta dhe kinezët me 14.34 minuta, prapë mund të mburremi me dominimin në Ballkan por edhe në Evropën Lindore.

Kështu, shqiptarët nga Shqipëria mesatarisht qëndrueshmërinë në seks e kanë 8.13 minuta, ndërsa shqiptarët nga Kosova e kanë 8.12 minuta.

Mirëpo, ky rezultat është tejet i mirë nëse marrim si shembull fqinjët tanë, ku boshnjakët renditen më keq me 6.46 minuta, serbët me 7 minuta, malazezët me 7.12 minuta, maqedonasit me 7.44 minuta, kroatët 7.42 minuta dhe sllovenët me 7.41 minuta.

Po kështu, shqiptarët janë më mirë edhe se shumë shtete tjera të Evropës Lindore, duke përfshirë bullgarët, hungarezët, polakët, rumunët, turqit, çekët, rusët, e shumë të tjerë, të cilët janë nën 8 minuta, por edhe nën 7. Të paktën, për diçka jemi më mirë se fqinjët tanë!