• |
ide | kryesore

Artistët më të suksesshëm të vitit 2014

Arkiva, Paparazzi
taylor-swift.jpg



Viti 2014 për disa artistë ka qenë tepër i suksesshëm, kjo falë hiteve të tyre anembanë botës. Gazeta amerikane “Entertainment News” rendit 5 artistët “hitmakers”, më të suksesshëm të vitit 2014.

Taylor Swift – Vetëm javën e parë të daljes në treg hiti “1989” gjeneroi rreth 12 milion dollarë. Swift u nominua për 3 çmime Grammy këtë vit. “1989” pati shitjet më të mëdha në një javë që prej kohës së “The Eminem Show” në 2002, që shiti 1.32 milionë kopje.

Pharrell – Producenti 41 – vjeçar numëron një sërë suksesesh gjatë vitit 2014. Hiti I tij “Happy” qëndroi për javë më radhë në majë të klafikimeve të muzikës botërore. “Happy” është pjesë e albumit të nominuar për çmimet Grammy, “GIRL”.

Beyonce – Ky vit padyshim ka qenë ndër më të suksesshmit në karrierën e Mbretëreshës Bey, pasi ajo grumbulloi rreth 2.5 milion në natë në çdo qyetet gjatë turneut “On the Run”. Ajo është nominuar gjithashtu për 6 çmime Grammy, përfshirë “Albumi i vitit”, duke e kthyer kështu femrën më të nominuar për Grammy në histori.

Garth Brooks – Një ndër emrat më të mëdhenj të muzikës country, i cili shiti më shumë se 1 milion bileta në 4 muaj.

Luke Bryan – Një tjetër emër tepër i suksesshëm i muzikës country që konsiderohet edhe si një ndër këngëtarët më të suksesshëm të këtij zhanri muzike, me plot 275 milionë dollarë të ardhura.