• |
ide | kryesore

10 km radha e makinave të bllokuara nga bora në Prrenjas – Librazhd

I pakategorizuar
IMG-20141228-WA0000.jpg


Qindra makina kanë mbetur të bllokuara në aksin Prrenjas – Librazhd – Elbasan për shkak të rreshjeve të mëdha të dëborës. Automjetet kanë qëndruar në anë të rrugës pasi e kanë të vështirë të vazhdojnë udhëtimin sidomos ato që nuk kanë zinxhirë. Në rrugë nuk është parë deri në këto momente asnjë borëpastuese apo punëtor për largimin e borës dhe hedhjen e skorjes në rrugë. Radha e makinave mësohet se ka arritur në 10 kilomentra në aksin Prrenjas – Librazhd./lapsi.al/