• |
ide | kryesore

5 gabimet që bëjnë meshkujt në shtrat

Arkiva, Stil
mistakes.jpeg



Dihet nga të gjithë se sado jetë ideale të bëjë, nëse një çifti nuk i shkon mirë jeta në shtrat, lidhja varet nga një fill i hollë. Një anketë e bërë nga një portal takimesh jashtëmartesore ka treguar se në këtë drejtim, gratë nuk të falin.

Nëse ato detyrohen të zënë të dashur, kjo ndodh ngaqë burrat e tyre nuk i kënaqin aq sa duhet në intimitet. Ndërkohë që portalet e takimeve jashtëmartesore janë shumëfishuar dhe nuk fshihen më, duke e bërë tradhtinë gati një tendencë, njëri nga këto sajte është munduar të justifikojë themelet e ekzistencës së tij. Bëhet fjalë për “Victoria Milan”, që ka marrë në pyetje 4000 përdoruese të tij nga mbarë bota.

Rezultati ishte se 68% e grave e tradhtonin të shoqin për shkak të një mungese të marrëdhënieve seksuale. Kështu, janë përzgjedhur 5 gabimet më të mëdha që bëjnë burrat në intimitet dhe që pakësojnë epshin e grave të tyre për ta…

5. Mungesa e vëmendjes!

Disa gjeste të vogla që tregojnë interesin e paktë që kanë ndaj partneres (për shembull, shohin celularin, mbajnë çorapet veshur, ose edhe tërheqja e jorganit nga ana e tij, pas aktit). Nga kjo rrjedhin edhe gabime të tjera, që mund të jenë fatale…

4. Të qenit narcisoid

Të qenit narcisoid, kërkimi vetëm i kënaqësisë së tyre, jo asaj të gruas.

3. Mungesa e spontanitetit dhe krijimtarisë

Ky është një gabim fatal, pasi 81% e grave kanë pranuar se eksperimentonin më shumë në shtrat me të dashurin, sesa me partnerin. “Gratë e sotme, moderne, janë të ndërgjegjshme se ekziston një botë seksuale përtej asaj që ato përjetojnë dhe, nëse nuk janë të kënaqura në shtëpi, nuk hezitojnë të zbulojnë eksperienca të reja vetë”, analizojnë drejtuesit e sajtit të takimeve.

2. Fjalët e pista

Megjithëse fjalët e pista bëjnë pjesë në rutinën seksuale të disa çifteve, ato nuk përbëjnë shumicën. Sipas këtij sondazhi, duken se janë të pakta gratë që vlerësojnë frazat që e transformojnë një moment dashurie në një skenë filmi porno. Butësia dhe mirëkuptimi janë ato që nevojiten për të luftuar neglizhencën dhe egoizmin. Po cili gabim zë vendin e parë në gabimet e burrave?

1. Shmangia e puthjeve dhe përkëdheljeve

Mungesa e lojërave paraprake! E kemi thënë shpeshherë se përkëdheljet dhe puthjet, të cilat bëjnë të mundur stimulimin e zonave erogjene të gruas, janë një etapë thelbësore e seksit, pasi gratë kanë nevojë për më shumë kohë që të arrijnë orgazmën. Kjo është edhe arsyeja e pranisë së 65% të grave në këtë sit takimesh!