• |
ide | kryesore

Skandali/ Princi Harry mund të mos jetë i biri i Charles

I pakategorizuar
okkkkkkkkkkkkkkkk.jpg


Princi Harry mund të mos jetë i biri i princit Charles. Kjo është një teori e përgënjeshtruar vazhdimisht, por që vazhdon ta shoqërojë tashmë gati 30-vjeçarin Harry. Dyshimet janë se i ati i tij mund të jetë ish-shefi i kavalerisë mbretërore James Hewitt, që ka patur një histori dashurie me Dianën dhe që tashmë rikthehet sërish në skenë. Spektakli me titullion “Truth, Lies, Diana” (E vërteta, gënjeshtra dhe Diana), që do të transmetohet në skenën e West End, konfirmon se po bazohet në intervista të mbledhura nga protagonistët e kësaj historie. Përveç mazhordomit Paul Burrell, do të jetë edhe vetë fjala e Hewitt, që pritet të tregojë variantin e tij. Mësohet se në një skenë ai ka thënë: “Unë dhe Diana e kemi nisur historinë tonë më shumë se një vit përpara se të lindte Harry. Kjo nuk provon se unë jam i ati. Kjo është e vërteta e pakëndshme”. Duke folur për “Mail on Sunday”, Hewitt, që sot është 56 vjeç i ka treguar autorit të spektaklit Jon Conway, “të vërtetën” e tij. Mes të riut princit Harry dhe ish-oficerit të kavalerisë ka në fakt një ngjashmëri duke nisur nga flokët e kuq. Për më shumë krahasimin e bëni vetë./përgatiti lapsi.al/