• |
ide | kryesore

Modelet e reja të flokëve te vitit 2015 (foto)

Arkiva, Stil
frizura.jpg



Për vitin e ri 2015 janë të shumta modelet e flokëve që duhet të provoni, të lehta për t’u realizuar por në tendencë. Nga topuzi klasik tek flokët e mbledhur thjeshtë, nga bishti i kalit tek hair style natyral ja cilat janë modelet për tu frymëzuar.

Krishtlindjet sapo i kaluam, në këtë pike keni për të menduar për Vitin e Ri. Gjatë këtyre ditëve festash nuk mund të qëndroni pa bërë gjë me flokët tuaj. Jeni duke menduar çfarë të vishni me rastin e fund vitit apo jeni të zëna duke menduar për modelin e flokëve, ja disa modele të thjeshta për të improvizuar në shtëpi në pak minuta.

Gërsheti

Prej të paktën një viti gërsheti që fshihet pas flokëve dhe zbukuron kokën si një koronë është një nder modelet më të bukura. Avantazhi është se mund të realizoni si të dëshironi. Më pak fjalë gërshetat janë ideale nëse nuk keni dëshirë të kaloni shumë kohë duke u marr me flokët.

Topuzi

Një model bon ton i cili realizohet në pak minuta dhe mund ta personalizoni me llastik apo detaj të tjera për ta bërë edhe me origjinal. Mund të realizoni një topuz të tërhequr dhe shumë elegant ose mund të synoni për një efekt të çrregullt sidomos nëse keni flokë me kaçurrela. Në alternativ provoni ti jepni volum dhe rezultati do të jetë i njëjtë.

Bishti i kalit

Ju duket një model shumë casual sepse zakonisht e bëni kur shkoni në palestër? Mjafton të fantazoni pak me modelin me ndonjë onde dhe të përdorni një llastik bizhu dhe rezultati do të jetë ndryshe.

Krehja e flokëve në një anë

Ky lloj modeli është një nder modelet më të preferuara gjatë festave dhe realizohet në pak minuta, me mirë nëse përdorni llak për të mbajtur modelin të paprekur dhe i cili të zgjasë shumë. Ju nevojitet thjesht të lëvizni flokët nga njëra anë duke e fiksuar anën tjetër me disa kapëse. Për ti dhënë më shumë volum mund të realizoni edhe ndonjë onde.

Hair style natyral
Krehja natyrale për ato që nuk kanë dëshirë të eksperimentojnë me flokët. Në këtë rast për ta bërë pak më të veçante modelin natyral mund të ngjyrosni disa tufa flokësh me ndonjë ngjyrë apo ti jepni më shumë volum majave me ndonjë onde.