• |
ide | kryesore

Alarmi vjen nga Britania/ Aspirina vret qindra persona në vit

Arkiva, Stil
aspirina.jpg



Aspirina është e padobishme për një të katërtën e personave që e marrin rregullisht. Monitorimi vjen nga Anglia ku çdo vit vdesin qindra persona për abuzim me këtë ilaç. “Telegraph” shkruan se një kërkim i thellë mjekësor ka arritur në përfundimin se 16 milon britanikë e përdorin acidin acetilsalicilic pa patur asnjë efekt pozitiv, përkundrazi. Dhe ta mendosh që studimi ka marrë në konsideratë vetëm ishullin britanik.

Në rastet më të këqia “për ata persona që kanë rrezik infarkti apo iktusi dhe që e marrin aspirinën për të rregulluar qarkullimin e gjakut, problemi mund të jetë edhe vdekjeprurës. Këta persona e shumëfishojnë me 4, mundësinë që të pësojnë një atak kardiovaskular fatal. Por, ka edhe nga ata që nga natyra gjenetike janë të predispozuar t’i rezistojnë ilaçit. Kush e ka kolesterolin e lartë apo kush vuan nga diabeti mund të ketë rezistencë më të madhe. Janë të dhënat e “British Heart Foundation” që flasin për më shumë se 250 mijë infarkte dhe iktus në Mbretërinë e Bashkuar vetëm në një vit.

Që nga kohët e lashta, parandalimi është më i mirë se kurimi, por në vend se të vënë dorën e tij në flluskë për të hedhur poshtë një pilulë të panevojshme, shkencëtarët kanë zhvilluar një test urinar – me kosto e 10£ – që të jenë në gjendje të thonë nëse ilaçi është aktiv apo është metabolizuar siç duhet.
Gazeta në fjalë sjell fjalët e Doktor Paul RJ Ames, i cili punon si një ekspert për hemostasis dhe trombozat në spitalin “St George” të Londërs dhe që, së bashku me kolegët e tjerë, ka bërë ekzaminimin paraprak për të shpëtuar jetën e qindra e mijëra bashkatdhetarëve.

"Mjekët duhet të bëjë llogaritë se aspirina, që konsiderohesi një shtyllë e terapive të zemrës, nuk funksionon për rreth 25% të rasteve. Ndër të tjera, nuk duhen harruar efektet anësore, të tilla si ulcerat. Me pak fjalë, pse duhet të vazhdojnë në këtë rrugë duke e ditur se nuk është më e mira? "/lapsi.al/