• |
ide | kryesore

Ndryshon mendje/ Tatuazhin e Berishës e kthen në dragua (foto)

Arkiva, Paparazzi
uljani-pa-berishen.jpg


Taksisti Uljan Kolgjegja u shndërrua në një personazh, pas humbjes që pësuan demokratët në zgjedhjet e kaluara, pasi zgjodhi të përjetësonte në trupin e tij, portretin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Fotografia e Kolgjegjës me portretin e Berishës në kraharor u përhap në rrjetet sociale, dhe i riu u përball me vlerësime por dhe kritika të shumta, të cilat duket se kanë ndikuar, duke e bindur atë për ta korrigjuar tatuazhin.

Taksisti Kolgjegja i është nënshtruar disa seancave të tjera, për ta korrigjuar tatuazhin me portretin e Berishës, duke e shndërruar atë në një dragua./Balkanweb/