• |
ide | kryesore

Parashikimi i tmerrshëm i deputetit italian: Ja pse do ta vrasin Papën

I pakategorizuar
papa ok.jpg


Pretendon se nuk është katolik dhe as besimtar. Pastaj të siguron për “një respekt të madh dhe një admirim të madh për Papa Franceskun, për idetë, besimin dhe sjelljen që manifeston”. Në fund deputeti italian i Partisë “Zgjedhja Qytetare për Italinë” Andrea Vecchio ndan edhe frikën e tij të madhe. “Kam frikë për jetën e tij. Kam frikë se do të ketë fatin e Papa Lucianit”. "Kasta, – shpjegon Vecchio, – nuk duron, nuk i pëlqen, nuk ndan pazaret, zakonet dhe traditat që kanë flejtur gjatë shekujve. “Kasta” nuk do mbivendosje, ajo favorizon karrierat e disave dhe bllokon karrierat e të tjerëve duke ushqyer pushtetin dhe korrupsionin. Një “Kastë” e tillë nuk i duron dot pengesat, shkopinjtë nën rrota, nervozohet, ndryshon dhe bëhet e pakontrollueshme”.

Dhe në fund deputeti Veccio vendos të zezën mbi të bardhë. “Kalimi tek epilogu i Papa Lucianit është i rëndësishëm dhe i menjëhershëm. Pushteti nuk toleron ndërhyrje. Do të doja shumë të gabohesha, e uroj me gjithë zemër, por mendoj se ky do të jetë epilogu”.

Papa Luciani (Albino Luciani) për të cilin flet Veccio është Papa Giovanni Paolo I (paraardhësi i Papa Gjon Palit II). Ai u zgjodh më 26 gusht 1978 dhe qëndroi në krye të Vatikanit për kohën më të shkurtër ndonjëherë në histori. Vdekja e tij ndodhi vetëm pas 33 ditësh. Ai do të mbahet mend si “Papa i buzëqeshur”./lapsi,al/ (marrë nga Il Libero)