• |
ide | kryesore

Publikohet në internet fotoja e ndaluar e vajzës së Obamës

Arkiva, Paparazzi
malia-obama.png


Një foto private e Malia Obama ka mundur tu shpëtojë kontrolleve të rrepta të Shtëpisë së Bardhë dhe të përfundojë në internet. Fotoja, mbase një selfie është publikuar në Instagram, por nuk dihet se nga kush. Imazhi tregon vajzën e madhe të Presidentit Barack Obama duke pozuar me një kanatjere. Nëse foto është e vërtetë kemi të bëjmë me të parin imazh të jetës private të familjes Obama të publikuar në mediat sociale. Familja Obama po lufton prej kohësh që t’i mbajë vajzat e tyre larg syrit publik. Në një intervistë të pak kohëve më parë Michelle Obama tha se Malia, 16 vjeç, kishte një akses të limituar në Facebook ndërsa më e vogla, Sasha nuk kishte fare. Sipas hetimeve të para, foto mund të jetë shkrepur brenda në Shtëpinë e Bardhë ose në ndonjë rezidencë të familjes./lapsi.al/