• |
ide | kryesore

Elisa Spiropali lëshon “perla” në prag të lindjes së vajzës

Arkiva, Paparazzi
elisa salarjon.jpg


Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, ka dhënë një intervistë të gjatë dhe disi të pazakontë për revistën "Unë gruaja". Duke dashur të tregojë se martesa apo lindja e vajzës nuk e kanë ndryshuar dhe nuk do ta ndryshojnë, Elisa ka lëshuar mjaft "margaritarë" gjatë intervistës së saj.
E infektuar mesa duket nga "virusi Veliaj" ose ndryshe lejfenizmi i ri socialist, Elisa ka thënë përshembull se edhe gjatë lindjes ajo mendon vetëm për ndërmarrjen dhe jo për vete. "Të siguroj se edhe gjatë lindjes do ta kem kokën plot me kamionë, anije, dogana, rreziqe, kontrolle për kontrabanda etj. Ndoshta do të bëj disa ditë pushim. Por zor se do kem kohë për muajra mjalti e javëra hëne, si nëpër filma", thotë drejtoresha që edhe ditën e lindjes punon me mëndje. Por Elisa nuk është vetëm njeri i punës dhe i sakrificës, ajo është edhe një njeri i thjeshtë që shkrihet me popullin. Ja çfarë thotë ajo: "Unë dhe Salarjoni nuk jemi nga ata që merakosemi dhe kujdesemi për mjek personal, fustan shtatzënie e më the e të thashë. Nuk e njohim qibarllëkun e tepruar. Ne të dy nuk bëjmë asnjë dallim mes gatimeve të sofistikuara të restoranteve të Milanos dhe byrekut me hithra të cilitdo katund të Shkodrës apo Labërisë. Aspak për mburrje, jemi të thjeshtë. Nuk e kemi problem të trokasim e të hyjmë të hamë byrek me hithra, fasule e pimë dhallë kur na merr uria, në çdo katund, më këndshëm se në çdo “Hilton” apo “Sheraton” me pjata porcelani, pirunë e thika që rrëzëllejnë frikshëm".
Por edhe vajzën e vogël që Elisa pret të lindë, ajo do ta edukojë so bijë të denjë të popullit shqiptar. Le të hapin sytë dhe të lexojnë prindërit e tjerë se çfarë do të bëjë Elisa: "…kjo nuk do të thotë aspak se unë dhe Salarjoni beben tonë do ta mbajmë me pekule: për shembull, ta pajisim me makinë të shtrenjtë që të mos i shkelë këmba në tokë, t’i mundësojmë të udhëtojë nëpër botë me avionë të klasit biznes nëpër vende të largëta dhe ekzotike, ku do bëjë çfarë t’i teket etj. etj., që me duart tona të gatuajmë një analfabete funksionale të dhjamosur nga rehatllëku, sedentarizmi dhe pandjeshmëria. Jo-jo-jo dhe jo! Vajza jonë nuk do të rritet e tillë!… Do ta mësojmë të jetojë thjesht dhe me dinjitet. Të mësojë e të punojë shumë. T’i njohë rrënjët e veta. Sytë dhe mendjen të mos i mbajë nga bota, por ta njohë e ta dojë pa fund vendin e vet, Shqipërinë, së cilës t’i dedikojë jetën, aq sa dhe ashtu si unë dhe Salarjoni kemi bërë, po bëjmë e do bëjmë derisa të kemi frymë".
Madje kush ka dilema se a duhet të flejë bebja me prindërit (përjashto ata që nuk kanë hapësirë të mjaftueshme banimi), drejtoresha tregon se si do të veprojë ajo vetë: "Uroj dhe shpresoj të jetë vajzë e bukur, përderisa është bijë pasioni. Por nuk besoj se bebja do vijë “mes nesh”, e aq më pak para, mbrapa, majtas, djathtas, lart apo poshtë nesh…  E konsiderojmë këtë ardhje një gjë më se të natyrshme. Salarjoni është një baba i mirë, që pret një bebe të bukur, as mes nesh e as anash nesh, por në një krevat të vogël, mundësisht djep (ah ku ma gjen djep!), që ai dhe unë ta përkëdhelim çdo mëngjes dhe ta vëmë në gjumë çdo mbrëmje…".
Dhe superdrejtoresha nuk do të ndajë merita me askënd për sjelljen në jetë të fëmijës. Edhe Salarjonit, bashkëshortit të saj, i jep aq sa i takon: "Nuk do ta “lindim”, por do ta lind unë, se Salarjoni prej muajsh ka mbaruar punë me beben. Kemi gjetur një emër për vajzën. Është një emër, të cilin e mbajmë sekret dhe do ta bëjmë surprizë, një emër që do çudisë dynjanë".
Nga "perlat" e Elisës ka përfituar edhe kryeministri Rama. "Pas gjithë telasheve për vendosjen e ligjshmërisë, prishjes së ndërtimeve pa leje, mospagimit të energjisë, punëve të panumërta të pushtetit, vizitave në Serbi, problemet e rajonit, edhe “këndvështrimin” dhe “gjykimin” për martesën time kishte mangët Edi Rama. Ç’punë ka Edi Rama të kujdeset dhe të “gjykojë” dhe “këndvështrojë” shtatzënitë e grave të partisë dhe të pushtetit?! Nuk besoj që Edi Rama të ketë kërcyer nga gëzimi dhe as të jetë mrrylur nga inati se ai si Kryeministër bëri një djalë, një Zaho, ndërsa bashkëpunëtorja e tij që drejton Doganat pret të lindë një vajzë…".
Ja kështu… Elisës me jetë të gjatë vajza dhe shqiptarëve me jetë të gjatë Elisa!