• |
ide | kryesore

Joey i serialit “Friends” ndahet nga e dashura

Arkiva, Paparazzi
matt-leblanc-girlfriend-andrea-anders-split.jpg


Matt LeBlanc dhe e dashura e tij prej një kohe të gjatë Andrea Anders, janë ndarë pas një lidhje 8-vjeçare. 
Aktori 47-vjeçar i bërë i njohur nëpërmjet serialit “Friends” dhe Andrea, vendosën të përfundonin romancën e tyre pak muaj më parë. 
Çifti filloi të frekuentohej në vitin 2006, pak kohë pasi Matt i kishte dhënë fund martesës 3-vjeçare me ish-bashkëshorten, Melissa McKnight.
Hera e fundit që Matt LeBlanc dhe Andrea Anders u panë së bashku, ishte në çmimet Emmy, Gushtin e shkuar. 
Aktori, momentalisht është duke promovuar sezonin e katërt të serialit të tij hit në Shtetet e Bashkuara Episodes, i cili do të nis transmetimet më 11 Janar.