• |
ide | kryesore

Justin Bieber zhvishet për Calvin Klein

Arkiva, Paparazzi
justin 2.jpg



Ajo është supermodele, bashkëshortja e komedianit britanik David Walliams, ndërsa ai është popstar, i adhuruar prej miliona fansave në botë – Lara Stone dhe Justin Bieber janë bërë bashkë në reklamën më të re të Calvin Klein. 
Këngëtari 20-vjeçar, trupi i të cilit është i mbuluar nga tatuazhet, shfaqet pa bluzë, ndërsa në videon 30-sekondëshe të reklamimit të të brëndshmeve, të dy personazhet luajnë skena provokuese, shumë pranë njëri-tjetrit. 
Fotot e kësaj fushatës së reklamimit janë realizuar në New York, nga dyshja e njohur e fotografëve të modës Mert and Marcus. 
I pyetur për këtë eksperiencë Justin Bieber ka thënë: “Calvin Klein është një markë ikonë dhe jam i nderuar që u bëra pjesë e kësaj fushate, të kthyer në traditë tashmë. Prej shumë kohësh jam fans i kësaj firme dhe vesh herë pas here mbathje të saj, ndaj edhe ndihem si të më jetë realizuar një ëndërr.”
Fushata e njohur tashmë, u realizua për herë të parë në vitin 1992, kur Mark Wahlberg pozoi i pari për atë që do të kthehej në një traditë dhe do të tregonte shumë personazhe të showbiz, vetëm me mbathje, në foto provokuese bardhë e zi.