• |
ide | kryesore

Rëshket Alketa: Fustanët e mi më elegantët e historisë në TV

Arkiva, Paparazzi
alk.jpg


Alketa Vejsiu nuk ka më turp. Nëse nuk e lavdërojnë të tjerët ajo nuk rezervohet më ti thurë lavde vetes në faqen online te revista Class, ku është vetë pronare. Dhe këtë e bën pa droje për veshjen, lookun. fustanet, flokët. Si edhe për performancën në “Dance with me". Ja sec shkruhej në këtë faqe pas natës së fundit të spektaklit: "Fustanet e veshura prej saj, janë kërkuar dhe zgjedhur vazhdimisht që ditën e nesërme nga klientët e shoë room-it Class by AV me fustane nusërie dhe mbrëmjeje, për raste eventesh. Ata, sipas pëlqimeve dhe komenteve në rrjete sociale kanë qenë ndër më të pëlqyerit ndonjëherë, në historinë e viteve të fundit të televizonit". Më pas aty komentohet edhe fustani që Alketa veshi natën e mbrame:  "Veshja e djeshme ishte nga butiku Luisa Via Roma në Firenze (foto). Look nga Antonio Maras. Flokët të stiluara nga Lili, frymëzuar nga moda e viteve ’20 , stil që e kanë mbajtur të paktën një herë divet e njohura nga Angeline Jolie te Rihana e Beyonce. Ky look është një nga më të pëlqyerit edhe për vetë Alketa Vejsiun". Dhe në fund arrihet në konkluzionin: "Edicioni i parë i “Dance with me”  është një nga sezontet më të mira të producentes dhe prezantueses në skenar dhe pamje".