• |
ide | kryesore

Historia e pengut “hero” që tentoi të vrasë terroristin në supermarket

I pakategorizuar
pengua.jpg


Shpesh frika të bën kurajoz, madje dhe në momente ekstreme. Ajo mund të të shtyjë të marrësh pistoletën për të qëlluar pengmarrësin që të mban lidhur. Është kjo ajo që ka ndodhur brenda në dyqani kosher në Paris, ku ishte strehuar Amedy Coulibaly përpara se të vritej nga aksioni i policisë franceze.

Këtë histori e ka treguar për “Daily Mail”, Mickael B., një nga personat që ndodhej në supermarket bashkë me djalin 3 vjeç (në foto lart). Në momentet kur vrasësi po bënte moral dhe po u tregonte pengjeve të mirat e islamit, një person morri një nga pistoletat e Coulibaly dhe shkrepi në drejtim të tij. Por, për fat të keq, arma ishte e bllokuar dhe për pengmarrësin vrasja e “rebelit” ishte çështje minutash.  

“Po kërkoja ndonjë monedhë në xhepat e mi për të paguar kur dëgjova një “bang”, një zhurmë shumë të fortë” – tregon dëshmitari. “Kur u ktheva pashë një person me ngjyrë, i armatosur me dy kallashnikovë, kuptova çfarë po ndodhte. E tërhoqa djalin dhe u fsheha në një dhomë pas banakut. Aty isha me dy klientë të tjerë të dyqanit. Zbritëm disa shkallë dhe ishim pothuajse në bodrum. Ishim njëri sipër tjetrit. Të bashkuar në dy dhoma akull të ftohta, por nuk arrinim dot të mbyllnim portat. Ishim të terrorizuar. 5 minuta më vonë erdhi një punonjës i dyqanit i dërguar prej tij. Ai na tha që duhej të ktheheshim lart, ose do na vriste të gjithëve. Unë refuzova. Nga ai moment djali im u acarua tepër nga paniku. Pak minuta më pas punonjësi erdhi sërish dhe na tha të njëjtin mesazh. Vendosa të ngjitem. Sapo hipa lart pash një njeri të shtrirë dhe që kishte vdekurnë një pellg me gjak. Pastaj rrëmbyesi na u prezantua. Ishte çuditërisht i qetë.

“Jam Amedy Coulibaly, mysliman. I shërbej Shtetit Islamik” – na tha. Pastaj na detyroi të hidhnim telefonat tanë në tokë. Vinte vërdallë i armatosur dhe vetëm fliste për Palestinën, vëllezërit e tij në Siri dhe gjëra të tjera.

Papritur një nga personat rrëmbeu një pistoletë që gjendej përtokë dhe ia drejtoi atij. Por ajo nuk funksiononte. Amedy e kishte lënë përtokë pikërisht sepse ajo ishte e bllokuar gjatë përplasjes së parë me armë. Pengmarrësi e pa dhe e vrau menjëherë, pikërisht aty, përpara syve tanë”!/lapsi.al/