• |
ide | kryesore

Profil për terroristen me “fytyrë engjëlli”/ Kush është vajza më e kërkuar në Francë

I pakategorizuar
248A25B500000578-0-image-m-42_1420813982000.jpg


Nuk dihet më asgjë për Hayat Boumeddiene, 26-vjeçarja, e dashura e Amedy Coulibaly, autor i masakrës së të premtes në dyqanin hebraik në lagjen “Porte de Vincennes”, në Paris. Policia po e kërkon në çdo cep të vendit. Dyshohet se ajo është e armatosur dhe e rrezikshme. “Nuk figuron mes personave të vdekur apo të lënduar” në dyqanin kosher të Parisit ku Coulibaly vrau 4 persona përpara se të vritej nga operacioni i policisë.

Disa burime gazetareske shkruan një ditë më parë se gruaja arriti të arratisej duke u ngatërruar me pengjet që dolën nga dyqani pas aksionit. Por lajmi nuk kishte asnjë bazë.

Shpresohet që të kapet e gjallë, për të marrë prej saj ndonjë informacion të vlefshëm për të zbuluar ndonjë bazë fondamentaliste ku ata u trajnuan dhe organizuan masakrën ën Charlie Hebdo. Ashtu siç shkruan “Le Nouvel Observateur” vajza mbante një vello të zezë që nga maji i viti 2009. Disa foto e tregojnë Boumeddiene në krah të shokut të saj, ajo e veshur e gjitha në të zeza dhe vetëm sytë e lirë që e lejojnë të shohë botën që e rrethon.

Këtë herë ekstremistja (ajo që kohë më parë vishej si në perëndim dhe nuk turpërohej të shkonte në plazh me bikini) e kishte lënë edhe punën e saj si kasiere. Pak muaj më pas ishte martuar sipas riteve religjioze me Coulibaly. Të dy jetonin në Bagneux, një lokalitet me 39 mijë banorë në jug të Parisit.

Në vitin 2010, çifti u martua edhe dy herë në fshatin e vogël të Murat (2 mijë banorë) në jug të Francës. Atje ajo jetonte nën mbikëqyrjen e Djamel Beghal, një figurë kyçe e ekstremit radikal i dënuar për vepra terroriste dhe që njihet me emrin Abou Hamza.

Ky takim do të ndryshonte edhe jetët e Coulibaly dhe Boumeddiene. Ishte ai që në fakt i futi në duart e ekstremizmit dhe duke futur në kokat e tyre fondameltalizmin e xhihadizmit. Disa foto të gjetura në internet tregojnë çiftin në pyllin e Cantal, kur luajne me një hark.

Policia e ka marrë në pyetje atë, pasi shoku i saj u arrestua si pjesë e hetimi për tentativën e arratisjes së një terroristi (Smain Ait Ali Blekacem) dhe ku ajo ka treguar disa të dhëna mjaft interesante. “Di që Amedy ka takuar Beghal në burg. Pas disa udhëtimeve tona vura re se Beghal kishte disa libra mbi fenë dhe kjo më shtyu të bëja disa pyetje”.

E hetuar edhe një herë tjetër për terrorizëm, vajza ka treguar se i kishte lënë mënjanë bindjet e saj islamiste. Aty ka treguar edhe projektin e saj, për tu transferuar jashtë vendit, në ndonjë vend arab, për të perfeksionuar gjuhën arabe. Policisë i kishte thënë se nuk i dënonte atentatet e “al Qaeda”. Insistonte gjithmonë të kujtonte të pafajshmit e vrarë nga amerikanët dhe vinte gjithmonë në diskutim informacionet e dhëna nga qeveritë perëndimore. Ajo kërkonte një tjetër të vërtetë, ajo që e bën të ndihet komod çdo terrorist për të justifikuar aksionet e tij.

Nga analiza e tablateve telefonikë është vënë re se 26-vjeçarja, në vitin 2014 kishte bërë mbi 500 telefonata me shoqen e Said Kouachi, një nga vëllezërit autorë të tragjedisë në “Charlie Hebdo”. Dy gratë flisnin më shumë se një herë në ditë. Një lumë fjalësh që mesa duket është ushqyer nga çmenduria e burrave të tyre./lapsi.al/