• |
ide | kryesore

Ballafaqimi/ A ka thënë Kadare: “Refugjatët janë jashtëqitja e kombit”?

I pakategorizuar
kadare.jpg



Për një kohët të gjatë, sa herë flitej për largimin e shqiptarëve drejt ambasadave, në 2 korrik ’90, një ngjarje që i parapriu rrëzimit të komunizmit, shkrimtarit Ismail Kadare i atribuohej një shprehje që ai e ka mohuar gjithnjë me forcë. Sipas thshethemnajës Kadare paskësh thënë se “rrefugjatët janë jashtëqitja e kombit”. Ishte e kuptueshme se për këtë ngjarje, aparati i shtetit komunist, i cili u trondit rëndë prej saj, të fabrikonte të gjitha llojet e truqeve, madje kerkonte të bënte edhe sikur kishte mbështetjen e të vetmit shqiptar të njohur në perëndim në atë kohë, Ismail Kadarësë.

Ndaj, për një kohë të gjatë kjo shprehje u përdor aq shumë saqë fitoi të drejtën për tu besuar si e vërtetë. Jehona e saj ka ardhur edhe në disa debate të ditëve të fundit. Po si është e vërteta? Lapsi.al ka investiguar per te. Një version të saj e jep ish sekretari i komitetit qëndror të PPSh-së, Xhelil Gjoni. Në një intervistë të gjatë për gazetën “Panorama” Gjoni shpjegon edhe këtë fakt duke evokuar ngjarjet e 2 korrikut ’90. “Për pyetjen që ju bëni për shprehjen “jashtëqitje e kombit”, unë nuk e di se kush e ka thënë, sepse e pashë dhe Ardian Vehbiun që e risillte këtë fakt. Por unë jam dëshmitar i një fakti që nuk e luan topi: në një moment, Ramiz Alia, unë në atë kohë isha ndihmës i tij, më ka thënë: “Ore më kanë thënë që Kadare paska thënë për këta të ambasadave se janë jashtëqitje e kombit. Nuk i thua që të bëjë një poezi për këta?” Duket se Ramizit i pëlqeu kjo figurë. Unë e gjej Kadarenë në sallën e Kuvendit Popullor dhe i them se shoku Ramiz ka dëgjuar se ti ke thënë që qytetarët e ambasadave që ikën janë jashtëqitje e kombit. Ramizi më porositi të them se ai sugjeron të bësh një poezi për këtë çështje. Ismaili më tha se këto fjalë nuk i kishte thënë. Kjo është e vërteta. Se nga e dinte Ramizi, është punë e tij”.

Po atëherë kur edhe vetë krerëve më të lartë të regjimit, Kadare ua ka mohuar këtë fakt, si vazhdoi ti mbetej atij autorësia për shprehjen e rëndë. Një version të mundshëm për këtë e jep në librin e tij të fundit “Fillimet” Prec Zogaj. Ai kujton njjë nga takimet me Kadarenë në verën e vitit ’90. Aty tregon një episod kur dikush, një i panjohur, i kërkoi Ismailit që ecte në rrugë, të bënte më shumë kundër regjimit. Dhe Zogaj tregon aty zemërimin e zakontë të Kadaresë në këto raste. “Po mirë mo pse s’bëni ju më shumë, pse i kërkoni të gjitha nga unë”. Dhe Zogaj vazhdon të tregojë se në këtë valë zemërimi Kadare tha: “Këtu do të shpërthejnë gjirizet. Do të shpërthejnë sic nuk e merrni me mend, të gjithë do të vërsulen të bëjnë pis njëri-tjetrin, do të jetë e shëmtuar, e padurueshme”. 

Në fakt këtë profeci, e cila u vërtetua pas rënies së komunizmit, Kadare mund ta ketë thënë, kudo në ato ditë zemërimi të verës së vitit ’90, kur po planifikonte të linte përfundimisht Shqipërinë. Dhe më pas ky shpërthim mllefi i tij mund ti jetë përdorur nga aparati i shtetit komunist, për ti’a transformuar fjalët në interest të tij, aq sa deri më sot vjen tek ne si e vërtetë, një shprehje që të gjithë dëshmitarët thonë se nuk është artikuluar. 

(Lapsi.al)