• |
ide | kryesore

Botuan një karikaturë për Gazan, kërcënohen gazetarët izraelitë

I pakategorizuar
parfum.png


Një karikaturë e botuar nga e përditshmja izraelite Haaretz, ka bërë që ndaj saj të vëshojnë një lumë kërcënimesh përmes rrjetit social Facebook. Po cila është përmbajtja e kësaj karikature? E punuar nga Noa Olchoëski, karikatura krahason numrin e gazetarëve të vrarë në “Charlie Hebdo”, me numrin e gazetarëve të vrarë në Gaza.
"10 gazetarë janë vrarë në sulmin mbi Charlie HEBDO në Paris, ndërsa 13 gazetarë janë vrarë verën e kaluar në sulmin në Gaza", shkruhet në gjuhën hebraike mbi karikaturën në fjalë. 
 
Gazeta ndërkohë ka bërë një artikull ku ka publikuar edhe komentet kërcënuese që ka marrë përmes Facebook-ut. Ja disa prej tyre: "Ne duhet t’ua bëjmë atyre atë që terroristët bënë në Francë, por kësaj radhe sulmi duhet të jetë në Haaretz." Një tjetër shkroi: "Lërini terroristët t’i vrasin ata", ndërsa një tjetër shtoi: "Me ndihmën e Perëndisë, gazetarët në Haaretz do të vriten ashtu si në Francë."
 
Në verën e vitit të kaluar në rajonin e Gazës u vranë plot 13 gazetarë, teksa ishin duke raportuar për sulmet nga ushtria izraelite.