• |
ide | kryesore

Kapet me 94, iPhone 6 të fshehur në trup (foto)

Arkiva, Pikante
telef.jpg


Një mashkull nga Hong Kongu është kapur në kufirin me Kinën duke u përpjekur të kontrabandojë 94 modele të iPhone 6, të cilët i kishte ngjitur në trupin e tij. Personi, i cili është shtetas i Hong Kong, është vënë re nga zyrtarët kinez në portin portin Futian, kur ai po ecte në mënyrë jo shumë të zakonshme, raporton agjencia e lajmeve Sina. Zyrtarët kontrolluan cantat e të dyshuarit por nuk gjetën asgjë. Kontrabanduesi u zbulua vetëm pasi iu bë një kontroll trupit të tij përmes detektorit metalik.  Te ai u gjetën 94 iPhone 6 të ngjitur në pjesë të ndryshme të trupit.  Edhe pse modeli i fundit i Apple, iPhone 6 është në tregun kinez që nga tetori i vitit të kaluar, kontrabanda vazhdon ende./lajmi.net/