• |
ide | kryesore

Miku ynë Erdogan: Në marshimin e Parisit ishin terroristë shtetërorë

I pakategorizuar
erdogu.JPG


Partneri ynë strategjik, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka qenë shumë i ashpër duke komentuar marshimin e paqes në Paris. Ai ka thënë se reagimi i Perëndimit ndaj sulmeve në Paris ka qenë i mbushur me islamofobi dhe se në marshimin ku merrte pjesë edhe miku i tij Rama, ka pasur udhëheqës që ushtrojnë terorizëm shtetëror.  Kryeministr i Izraelit, Benjamin Netanyahu, një shënjestër e rregullt e kritikave të Erdoganit, është kritikuar po ashtu për pjesëmarrjen në një marshim të unitetit të Paris, më 11 janar. “Unë pyes se çfarë bën ky person, i cili kryen terrorizëm shtetëror, duke masakruar 2,500 njerëz në Gaza”, ka thënë Erdogan.“Hipokrizia e Perëndimit është e thjeshtë për t’u parë”, ka thënë ai në Ankara, në një konferencë për media me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas. “Ne, si myslimanë, kurrë nuk kemi mbajtur anën e terrorizmit, kurrë nuk kemi mbajtur anën e masakrave. Ajo çfarë qëndron pas këtyre masakrave, është racizëm, gjuhë e urrejtjes, islamofobi”, ka thënë Erdogan. /lapsi.al